UBT News

“Black Panther: Wakanda Forever” do të përmbajë dy këngë të reja nga Rihanna

Rihanna thuhet se do të përfshihet në kolonën zanore të ardhshme për vazhdimin e “Black Panther, Wakanda Forever”.

Albumi i fundit i këngëtares, “Anti”, u publikua në vitin 2016 dhe fansat kanë numëruar ditët derisa ylli i popit të sjellë këngë të reja. Shkurtin e ardhshëm, ajo do të jetë kryesuese e “Super Bowl 2023 Halftime Show”.

Sipas HITS Daily Double, Rihanna ka regjistruar dy këngë të reja që do të shfaqen në filmin e ardhshëm të Marvel, i cili do të publikohet më 11 nëntor. Ka pasur raporte të mëparshme se ylli mund të shfaqet në film, mirëpo nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga asnjëra palë./UBTNews/

Exit mobile version