Mbrëmë u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”, ku disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës u nderuan për punën e tyre.
Ngjarja vjetore u prezantua nga këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez, drejtpërdrejt në Las Vegas.
Billie Eilish ishte fituesja e madhe e natës, duke fituar të shtatë kategoritë për të cilat ishte nominuar, përfshirë ‘Albumin e Vitit’ dhe ‘Artistin e Vitit’.
Lady Gaga dhe Bruno Mars gjithashtu morën disa çmime për bashkëpunimin e tyre “Die With A Smile”.
Reperi Kendrick Lamar ishte artisti më i nominuar në gjithsej 10 kategori.
Megjithatë, u largua vetëm me një çmim – ‘Kënga e Preferuar Hip-Hop’ për “Not Like Us”.
Të gjithë sytë ishin drejtuar te pjesëmarrja e Taylor Swift mes spekulimeve se do të njoftohej për albumin e saj të radhës – Reputation (Taylor’s Version).
Pavarësisht kësaj dhe gjashtë nominimeve, Taylor nuk u shfaq dhe nuk arriti të merrte një çmim në asnjë nga kategoritë e saj.