UBT News

Billie Eilish: Terapia më frymëzon të krijoj këngë

Billie Eilish ka thënë se bisedat që ajo zhvillon gjatë seancave të terapisë e ndihmojnë atë në krijimin e këngëve.

Krijuesja e hitit Bad Guy, zbuloi se terapia i hap asaj ide që ndryshe nuk do ti mendonte.

“Kjo më bën të flas përtej gjërave, dhe pastaj i mendoj vazhdimisht. Unë flas përmes gjërave në terapi për të cilat as nuk mendoj në jetën time”, tha ajo në podcast-in Zane Lowe.

“Dhe pastaj gjatë javës mendoj,” Uau, ajo gjë për të cilën kemi biseduar në terapi, duhet të shkruaj për këtë. Kjo ishte me të vërtetë interesante”.

Eilish tha që albumi i saj i dytë, i cili do të dalë në fund të këtij muaji, e bëru atë të përfshihej në reflektim të vetes.

“Po kuptoja gjëra për jetën time që nuk i kisha përmirsuar kurrë dhe kuptova se nuk i kisha përmirësuar kurrë”, tha ajo.

Ajo tregoi se në këtë mënyrë kishte filluar që terapitë ti shndrronte në këngë, pra gjërat që kishte biseduar dhe pastaj duke i bërë ato të tingëllojnë mirë./UBTNews

Exit mobile version