UBT News

Billie Eilish ndërpreu koncertin për disa çaste, i ndihmoi një fanseje

Ylli Billie Eilish ndërpreu koncertin e saj në Atlanta për disa çaste gjatë fundjavës, për ta ndihmuar një fanse të saj.

Në një klip që po qarkullon në rrjetet sociale, këngëtarja e cila aktualisht është duke e realizuar turneun “Happier Than Ever, The World Tour”, shihet duke e pyetur fansen e saj: “A ke nevojë për inhalator. A mund të ma sillni një inhalator ju lutem?. Në rregull, e gjetëm një. Jepini pak kohë dhe mos e ngufatni atë. A ke nevojë të largohesh? A je e sigurt që po ndihesh mirë”, dëgjohet duke thënë Eilish në videon e postuar.

Billie Eilish stops concert to Give Inhaler to a Fan | Video

Pas disa minutash asaj i përmirësohet gjendja shëndetësore./UBTNews

Exit mobile version