UBT News

Billie Eilish do të kryesojë koncertin në kuadër të ndërgjegjësimit për klimën në Paris

Artistët H.E.R. dhe vëllai i Eilish, Finneas, do të performojnë për shfaqjen në Champ de Mars poshtë monumentit parizian.

Vendi priti një koncert të mëparshëm Global Citizen në 2021 me Elton John dhe yje të tjerë të mëdhenj që gjithashtu patën koncerte paralele në disa qytete në mbarë botën.

Eilish, 21 vjeç dhe shtatë herë fituese e Grammy-t, është e njohur për lobimin e saj sa i përkjet mbrojtjes së mjedisit.

Ajo ka hequr dorë nga përdorimi i avionëve privatë dhe gjatë turneut të saj “Happier Than Ever” në 2022, ajo ngriti “eko villages” për të inkurajuar riciklimin, regjistrimin e votuesve dhe për të ofruar informacion mbi grupet mjedisore.

Koncerti i titulluar “Power Our Planet: Live in Paris”, synon të krijojë presion për një “pakt të ri financiar global”.

Yjet do të performojnë një seri setesh të shkurtra për rreth 20,000 spektatorë që fituan bileta falas./UBTNews/

Exit mobile version