UBT News

Bie dukshëm transmetimi i këngës ‘Levitating’ të Duas, kjo është arsyeja

Bashkëpunimi mes Dua Lipës dhe reperit i titulluar ‘Levitating’, momentalisht po lëshohet më pak në radio pas vërejtjeve homofobike të reperit, i cili ka ngjallur shumë reagime.

Në vend të kësaj, radiot po zgjedhin versionin origjinal të këngës, e cila është pa reperin DaBaby.

Kënga fillimisht u shfaq si një këngë solo në albumin e Lipa në mars të vitit 2020 “Future Nostalgia”. Kurse versioni i përzier me DaBaby u lëshua si një single në tetorin e po atij viti.

Tani, një raport ka zbuluar se radio stacionet po kthehen gjithnjë e më shumë në versionin origjinal pas dënimit të gjerë të vërejtjeve që DaBaby ka marrur për deklaratat e tij për HIV/AIDS.

Billboard, duke cituar të dhënat e MRC, raporton se më 27 korrik, 70.2 përqind e stacioneve radio që luanin “Levitating” transmetuan versionin e përzier mbi origjinalin. Kurse deri në 2 gusht, kjo ishte në 49.5 përqind.

Publikimi foli gjithashtu me një numër programuesish radio për këtë çështje. Audacy, e cila drejtonte një zinxhir radio duke përfshirë 235 stacione lokale, tha se remix -i u tërhoq plotësisht për shkak të deklaratave homofobike të reperit DaBaby.

Vetë Lipa ishte ndër artistët e shumtë që folën kundër DaBaby. “Unë me të vërtetë nuk e njoh këtë si personin me të cilin kam punuar”, tha ajo.

“Unë e di që fansat e mi e dijnë se ku qëndron zemra ime dhe se unë qëndroj 100 përqind me komunitetin LGTBQ. Ne duhet të bashkohemi për të luftuar stigmën dhe injorancën rreth HIV/AIDS”, kishte shtuar ajo.

Duke kërkuar falje për komentet e tij, DaBaby tha: “Unë dua t’i kërkoj falje komunitetit LGBTQ+ për komentet lënduese dhe nxitëse që kam bërë”.

“Unë i vlerësoj shumë njerëz që erdhën tek unë me dashamirësi, të cilët më ndihmuan privatisht për të më ofruar edukim, urtësi dhe burime. Kjo ishte ajo që më duhej dhe e pranova”.

Ndërsa me 5 gusht, 11 organizata në parandalimin, edukimin dhe trajtimin e HIV/AIDS i dërguan një letër të hapur DaBaby duke kërkuar një takim privat për të trajtuar çështjen./UBTNews

Exit mobile version