UBT News

Bie çmimi i naftës pas marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimi i naftës ka shënuar rënie të ndjeshme pas lajmeve për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 4.02 për qind, duke arritur në 83.82 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta e tipit US West Texas shënoi rënie prej 4.63 për qind, duke u tregtuar me 80.95 dollarë për fuçi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet për qarkullim dhe se bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të hiqet.

“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e përfunduar. Urime të gjithëve. Unë autorizoj plotësisht hapjen pa pagesë të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anijet e botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta”, ka shkruar Trump.

Sipas raportimeve, të dyja palët kanë shpallur përfundimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe në Liban, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri i Pakistanit.

Rënia e çmimit të naftës vjen si reagim i tregjeve ndaj pritjeve për stabilizim të situatës në rajon dhe rikthim të furnizimeve normale globale me naftë.

/A.K/

Exit mobile version