Presidenti amerikan Joe Biden thotë se nuk ka parë ndonjë lëvizje nga presidenti rus Vladimir Putin për lirimin e yllit të basketbollit amerikan për femra, Brittney Griner.
Kur u pyet nëse ai kishte parë ndonjë veprim në rastin e Griner, ai u shpreh “Jo nga Putini”.
Duke folur me Jake Tapper të CNN të martën, Biden tha se do të ishte i gatshëm të takonte Putinin në samitin e ardhshëm të G20 në Indonezi nëse Putini do të ishte i gatshëm të diskutonte lirimin e Griner.
“Nuk kam ndërmend të takohem me të. Por për shembull, nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të thoshte se dua të flas për lirimin e Grinerit, do të takohesha me të. Dua të them, varet” tha Biden./UBTNews/