Fotografi i kopertinës së albumit “Dangerously in Love” të yllit Beyonce ndau detaje nga fotosesioni ikonik.
Derisa po fliste për Insider në shënimin e 20-vjetorit të publikimit të albumit, fotografi Markus Klinko tregoi se këngëtarja Beyonce ia huazoi xhinset për realizimin e fotosesionit. Ai tregoi se Beyonce ishte frymëzuar nga një fotografi që ai më parë ia kishte realizuar modeles Letitia Casta, e që titulohej “The Web”.
“Ajo tha se e pëlqente vërtet atë fotografi dhe nëse mund të bënim diçka të tillë, vetëm më të vogël, për të. Dhe nuk dija si ta realizoja këtë”, shpjegoi ai.
Albumi i vitit 2003, me të cilin fitoi pesë çmime në Grammy në vitin 2004, ishte albumi solo debutues i Beyonces./UBTNews/