Beyonce, ikona e pop-it që mbushi 40 vjet më 4 shtator, u shkroi një letër emocionale fansave të enjten. Në këtë letër të hapur, ajo thotë se përfundimisht po shijon frutet e punës së saj.
“Sa më shumë që po pjekem, aq më shumë po kuptoj dhe aq më shumë po gëzohem. Jam më e lirë duke e ditur se unë kam arritur në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje për të shijuar farat për të cilat kam punuar aq shumë për t’i mbjellë gjatë gjithë jetës sime”, deklaroi ajo.
Ndonëse kur i mbushin 40 vjet gratë fillojnë të frikësohen sepse është shenjë e plakjes, Beyonce e sheh këtë ndryshe: “Jam mirrënjohëse që u rrita, U RRITA”.
“Unë jam shumë mirënjohëse që jam rritur. Kushdo që u përpoq të kushtëzonte që gratë të ndihen të moshuara ose të pakënaqura kur mbushim 40 vjeç, e ka gabim. Kjo ka qenë absolutisht koha më e mirë që kam ndjerë në jetën time”, ka shkruar ajo.
“Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh në këtë moment. Është hera e parë që e kam kuptuar se sa e brishtë është vërtet jeta, sa e vështirë mund të jetë jeta ndonjëherë, dhe për këtë arsye sa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilat në kohë të mira”, deklaroi ajo mes tjerash.
Beyonce falënderoi fansat dhe “çdo njeri frymëzues që gjeti kohë për t’i dërguar mesazhe të bukura”./UBTNews