Beyonce shënoi histori në botën e modës si gruaja e parë me ngjyrë që modeloi me diamantin ikonik Tiffany, prej 128.54 karatësh.
Fituesja e Grammyt u shfaq me bizhuteri mahnitëse, që kishin një nga diamantet më të mëdha në botë, teksa ajo dhe bashkëshorti i saj ishin fytyrat e kampanjës së Tiffany & Co, kampanjë e titulluar “Për dashurinë”.
Diamanti Tiffany u zbulua në Afrikën e Jugut në vitin 1877. Atë e kanë mbajtur edhe Mary Whitehouse, gruaja e diplomatit amerikan, Edwin Sheldon Whitehouse, ikona e Hollivudit, Audrey Hepburn dhe këngëtarja Lady Gaga. Por kjo është hera e parë që ky diamant u shfaq në një kampanjë.
“Kampanja për dashurinë” do të nisë globalisht më 2 shtator./UBTNews