UBT News

Beyonce mbështet publikisht dukeshën Meghan Markle

Këngëtarja e mirënjohur, Beyonce ka mbështetur publikisht Meghan Markle – dy ditë pas intervistës së dukeshës në emisionin e Oprah Winfrey.

Fituesja e çmimit Grammy – që thuhet se u takua me Meghan vetëm në një event – ndau mesazhin në llogarinë e saj personale të martën.

“Faleminderit shumë Meghan për guximin. Ne kemi marrë forcë dhe jemi inspiruar nga ti”, shkroi Beyonce krahas imazhit ku shfaqen ato dyja gjatë takimit të tyre në premierën e filmit “Lion King”, në korrik të vitit 2019, në Londër.

Harry dhe Meghan u shfaqën të dielën mbrëma në një intervistë te Oprah Winfrey, ku mes tjerash folën për përçarjet mes tyre dhe me anëtarët e familjes mbretërore. Madje në intervistë kishte edhe pretendime se në familjen mbretërore kishte edhe racizëm./UBTNews

Exit mobile version