UBT News

Beyonce dhe Taylor Swift bëjnë histori në “Grammy 2021”

Beyonce shënoi rekord të ri në ceremoninë e “Grammy Awards”, me fitoren e saj të 28-të. Ajo është gruaja me më së shumti çmime në historinë e eventit “Grammy”, duke e tejkaluar kështu këngëtaren Alison Krauss.

“Jam shumë e nderuar dhe e lumtur”, deklaroi ajo teksa po e pranonte trofeun për performancën më të mirë R&B.

Edhe Taylor Swift shënoi histori në ceremoninë e së dielës, duke u bërë artistja e parë femër që fitoi tri herë çmimin “albumi i vitit”.

Vetëm tre artistë e kanë fituar këtë çmim tri herë: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder./UBTNews

Exit mobile version