UBT News

Beyonce dhe Jay Z dhurojnë bursa për pesë universitete amerikane

Beyonce dhe Jay Z premtuan bursa për pesë universitete amerikane historikisht me studentë me ngjyrë.

Në lansimin e kampanjës “About love”, u bë e ditur se Beyonce dhe Jay Z kanë bashkëpunuar me Tiffany&Co për programin e bursave përmes BeyGOOD dhe Fondacionit Shawn Carter.

Tiffany&Co ka premtuar dy milionë dollarë për financim bursash për studentët në artet dhe fushat krijuese në shkollat ​​e vogla private dhe të zgjedhura si: Universiteti Lincoln në Pensilvani, Universiteti Shtetëror Norfolk në Virxhinia, Kolegji Bennett në Karolinën e Veriut, Universiteti i Arkansas në Pine Bluff dhe Universiteti Shtetëror në Ohio.

“Ne do të donim të falënderonim Fondacionin Shawn Carter, BeyGOOD, Carters dhe familjen Tiffany & Co për përfshirjen e Universitetit Lincoln në këtë dhuratë të mahnitshme”, tha mes tjerash një deklaratë Brenda A. Allen, presidente e Universitetit Lincoln.

Çifti njihet për mbështetjen e universiteteve amerikane me studentë me ngjyrë.

Beyonce edhe më parë ka dhënë bursa përmes fondacionit të saj BeyGOOD dhe performancës së saj në Coachella në vitin 2018, e kjo u pasqyrua edhe përmes dokumentarit të saj “Homecoming”./UBTNews

Exit mobile version