Gruaja që bën inovacion në çdo hap i është bashkuar platformës së njohur për krijuesit novatorë dhe ne jemi mëse gati për të gjithë përmbajtjen që do të sjellë.
Beyoncé publikoi videon e parë në TikTok të enjten dhe shfrytëzoi rastin për të nxjerrë në pah disa nga krijuesit dhe fansat që mirëpritën këngën e saj të re, “Break My Soul”. Këtë projekt këngëtarja e lansoi muajin e kaluar.
Albumi i saj i ri, “Renaissance” do të publikohet më 29 korrik./UBTNews/