UBT News

Berisha: Legalizimi i kanabisit, akt antikombëtar i Edi Ramës

Legalizimi i kanabisit është një akt i pamenduar, antikombëtar i Edi Ramës që dëmton rëndë procesin e integrimit të vendit në BE.

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ku komentoi vendimin e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama për të legalizuar përdorimin e kanabisit mjekësor.

Të legalizosh kanabisin në një vend që është etiketuar si kanabistan, do të thotë ta bësh atë simbol të Shqipërisë, sipas Berishës.

“Kanabizimi shton potencialin për financimin e grupeve kriminale dhe terroriste. Me legalizimin e kanabisit, hiqet çdo barrikade ndaj saj ai droge e rrezikshme. Legalizimi i kanabisit është një kërcënim serioz për Shqipërinë. U bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë të ngrenë zërin kundër këtij vendimi që përbën rrezik edhe për ta”, tha ai./euronews.al

Exit mobile version