UBT News

Berisha: Hapja e negociatave me BE-në, arritje e madhe për shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, duke e quajtur arritje të madhe për shqiptarët. Sipas tij, kjo është arritje e madhe që vjen pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas dhënies së statusit të vendit kandidat nga Komisioni Europian në vitin 2012.

Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se “Edi Rama, njeriu që përfaqëson sot Shqipërinë në Bruksel, me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin dhe korrupsionin, qëndrimin autokratik ndaj mediave dhe kontrollin e gjyqësorit është shkaku kryesor:

1- i refuzimit të hapjes së negociatave 5 herë në këto vite.

2- i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit Europian dhe deklarata e sotme e përfaqësuesve të CDU-së në Bundestagun gjerman”.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën sot negociatat për anëtarësim në BE./UBTNews/

Exit mobile version