UBT News

Ben Affleck: Do të vazhdoja me alkoolin nëse do të qëndroja i martuar me Jennifer Garner

Ben Affleck tha në “The Howard Stern Show se u ndje se “ishte zënë në grackë” në martesën e tij me Jennifer Garner, duke shtuar se nuk do të shërohej nëse ata do të ishin ende bashkë, përcjell UBT News.

“Ne ndoshta do të kishim përfunduar në fyt të njëri-tjetrit”, tha mes të tjerash aktori 49 vjeçar. Aktori shkoi në rehabilitim për alkoolizëm në vitin 2018, e poashtu u divorcua nga ish-gruaja Garner po atë vit.

“Nuk mund të largohem për shkak të fëmijëve të mi, por nuk jam i lumtur, çfarë të bëj?” tregoi ai për mendimet e tij të atëhershme.

Aktori shtoi se ai dhe aktorja Jennifer Garner, të cilët ishin të martuar nga viti 2005 deri në 2018, u përpoqën të punonin në martesën e tyre për hir të tre fëmijëve të tyre.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner.

“Në fund të fundit, ne u përpoqëm sepse kishim fëmijë, por të dy ndiheshim sikur nuk donim që ky të ishte modeli që fëmijët tanë të e shohin martesën”, tha ai.

Sipas tij, gjatë kohës së divorcit të tij, gazetat e kishin gabim shkakun për ndarjen e tyre.

“Gjithçka që lexonit [në lajmet për divorcin] ishin gjepura. Ne u ndamë. Ne kishim një martesë që nuk funksionoi. Kjo ndodhë. Ajo është dikush që e dua dhe e respektoj, por me të cilën nuk duhet të jem i martuar më”.

Aktori i “Argo” tha se martesa e tij me Garner përfundoi në kushte të mira.

“Ne e bëmë atë miqësisht. Ne bëmë më të mirën. A kishim momente tensioni? A kishim mosmarrëveshje për kujdestarinë? A ishin gjërat e vështira për ne? A u zemëruam? Po, por në thelb e gjitha ishte gjithmonë e mbështetur me një respekt”, tha ai, duke shtuar, “E dija që ajo ishte një nënë e mirë. Gjithmonë shpresoja se ajo e dinte që unë isha një baba i mirë. E dija që isha”.

Affleck zbuloi gjithashtu se sapo arriti në fund, iu deshën një vit e gjysmë që të bëhej esëll.

“Jam me fat sepse arrita atë pikë përpara se të humbja gjërat që ishin më të rëndësishmet. Jo karriera ime apo paratë – ishte marrëdhënia ime me fëmijët e mi dhe kur u ndjeva sikur ndikoi tek ata, e kuptova”.

Para martesës me Jennifer Garner, Ben Affleck ishte i fejuar me këngëtaren dhe aktoren e njohur, Jennifer Lopez, në vitin 2002 por që më pas ishin ndarë. Ndërsa këtë vit dyshja kanë filluar romancën e tyre përsëri./UBTNews/

Exit mobile version