UBT News

Bella Hadid pendohet për operacionet plastike

Supermodelja Bella Hadid u pendua që iu nënshtrua operacionit plastik në hundë. Në edicionin e prillit të revistës Vogue, supermodelja tha se do të donte të mos kishte rënë nën thikë në moshën 14-vjeçare.

Hadid është akuzuar se iu është nështruar edhe shumë procedurave të tjera, shkruan revista, por 25-vjeçarja e mohon këtë.

“Njerëzit kanë gjithmonë diçka për të thënë, por ajo që unë duhet të them është se unë kam qenë gjithmonë e keqkuptuar në industri dhe nga njerëzit përreth meje”, deklaroi ajo.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar ajo foli edhe rreth shëndetit mendor në një postim në Instagram. Ylli shkroi në Instagram se nëse përballeni me këso probleme, duhet të punoni me veten, atëherë do ta kuptoni dhimbjen dhe si të përballeni me të./UBTNews/

Exit mobile version