UBT News

Belgjika eliminon SHBA-në dhe kalon në çerekfinale, ku e pret Spanja

Belgjika ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Shtetet e Bashkuara me rezultat bindës 4:1 në fazën e një të tetës së finales. Ndeshja e zhvilluar mes shumë diskutimesh nisi me lajmin se FIFA pranoi ankesën e SHBA-së për të anuluar pezullimin e Folarin Balogun, i cili luajti nga minuta e parë, por pa arritur të linte gjurmë ndaj dominimit belg.

Ylli i mbrëmjes ishte Charles De Ketelaere, i cili shkëlqeu me dy gola dhe një asistim. Ai zhbllokoi sfidën që në minutën e 9-të dhe riktheu epërsinë në minutën e 33-të, pasi Malik Tillman kishte barazuar përkohësisht për amerikanët nga një goditje dënimi në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë, Belgjika e vulosi triumfin. De Ketelaere asistoi për Hans Vanaken në minutën e 57-të për rezultatin 3:1, ndërsa Romelu Lukaku, i futur si zëvendësues, shënoi golin e katërt në minutën e 93-të. Pas kësaj fitoreje, Belgjika kalon në çerekfinale ku do të luajë në një përballje të madhe kundër Spanjës. /E.A/

Exit mobile version