UBT News

Begaj do të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, nisen të enjten për në Londër për të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, që do të mbahen më 5 dhe 6 maj.

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë të premten, do të marrin pjesë në pritjen e dhënë nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Buckingham për Krerët e Shteteve pjesëmarrës në ceremoni.

“Ndërsa, ditën e shtunë, më 6 maj 2023, presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të ndjekin ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit dhe të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në Kishën e Westminster. Në kuadër të pjesëmarrjes në këto ceremoni, Presidenti Begaj pritet të takohet edhe me krerë të ndryshëm shtetesh”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version