Ajo së fundmi u bë virale me një video të publikuar në TikTok ku promovonte pozitivitetin e trupit.
Dhe Bebe Rexha tregoi linjat e saj trupore, ndërsa vallëzonte me një veshje prej metali për klipin e saj më të ri, “Chain My Heart”.
Këngëtarja 31-vjeçare dukej pa seksi në klipin tre minutësh, i cili ishte një stil i filmave aksion të viteve ’80.
Bebe u përplas rreth e rrotull në performancën e klipit, teksa ishte veshur me një korse, të bërë me zinxhirë, ndërsa në sfond dëgjohej “Chain My Heart”.
“Unë kam qenë kaq lartë, por u ndjeva kaq e ulët”, këndon ajo në një pjesë të këngës.
Në një skenë tjetër, ajo u mbulua me një pëlhurë të zezë me një rrjetë të brendshme që përputhej ndërsa vallëzonte nën ritmet e këngës.