Ka muaj që në mediat rozë po qarkullon lajmi se ylli shqiptar, Bebe Rexha është në lidhje dashurie me regjisorin Keyan Safyari.
Ndonëse artistja është më e rezervuar sa i përket jetës së saj private, një storie të cilën e publikoi në Instagram ngjalli reagime të shumta. Ajo u shfaq përkrah një mashkulli (fytyrën ia ka mbuluar), dhe ia ka uruar ditëlindjen me disa fjalë të ëmbla.
“Urime ditëlindjen zemër”, shkroi ajo krahas fotografisë.
Dyshimet po rriten edhe më shumë se mashkulli misterioz krah Bebes është regjisori Keyan Safyari, meqë në bazë të të dhënave të publikuara në Internet, ai sot e ka ditëlindjen./UBTNews