Ylli i basketbollit, Dylan Gonzalez e akuzoi publikisht këngëtarin amerikan, Trey Songz se e ka dhunuar atë dhe i ka shkaktuar stres post-traumatik. Gonzalez ka angazhuar një avokat për ta përfaqësuar në një rast të mundshëm ndaj këngëtarit.
Në deklaratën që e shpërndau në Instagram, Gonzalez u shpreh: “Duken sikurse lajme të përsëritura pafundësisht për sulmet e supozuara seksuale të kryera nga Trey Songz, unë jam e detyruar të rijetoj vazhdimisht në mendjen time dhe të vuaj sërish, tmerrin e shtypur prej kohësh dhe stresin post-traumatik të përdhunimit tim nga duart e tij në një hotel të famshëm në Las Vegas”.
Ajo e vazhdoi postimin duke iu shprehur “dashuri, forcë dhe shpresë të gjitha viktimave të sulmit seksual”. Mes tjerash ajo inkurajoi viktimat e abuzimit seksual të marrin forcën dhe të ngrisin zërin kundër abuzimit seksual.
Zëdhënësit e tij i kanë mohuar të gjitha akuzat./UBTNews