UBT News

Bashkojnë forcat Dafina Zeqiri dhe Elinel

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka pak kohë që ka publikuar bashkëpunimin me një nga artistët më të talentuar të estradës, Yll Limani.

Pas atij superbashkëpunimi, artistja po vjen edhe me një bashkëpunim të radhës, e kësaj here me një nga rep-artistët e njohur, Elinel.

Këtë lajm e ka kumtuar vetë artistja përmes një storie krah Elinelit, teksa detaje të tjera nuk u bënë të ditura.

Puna rreth këtij projekti ka nisur, megjithatë data e lansimit nuk dihet./UBTNews

Exit mobile version