Kreu demokrat Lulzim Basha sot në fjalën e tij në Kuvend tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë, për të mbrojtur qytetarët nga pandemia.
Basha iu drejtua Ramës, se po e zbraz Shqipërinë, ndërsa po u mbush xhepat oligarkëve.
“Kjo qeveri po zbraz Shqipërinë dhe po mbush xhepat e oligarkëve. 400 milionë euro u zhvatën nga qeveritarët. Në Shqipëri prej vitesh ka zbritur një krizë shumë planëshe, një krizë ekonomike, të barkut bosh, të humbjes së shpresës. Por që prej masakrës zgjedhore të 25 prillit përmasat e kësaj krize janë bërë shumë të rënda. Në Shqipërinë e tyre ndajnë qindra miliona euro për oligarkët.
Aleatët tij të dukshëm dhe të padukshëm që duket sikur i ka përballë, i ka në krah. Fakti është se ka më shumë se 3 vjet që nga tërmeti e më pas pandemia që kjo qeveri është ekspozuar jo thjeshtë si e korruptuar, por më e korruptuara e Ballkanit.
Dua t’ju them se ky nuk është as urimi as konstatimi i PD, por i DASH. Kujdesi për fëmijët dhe mbrojtja për fëmijët u dëshmua qartë në paketën më mizerabël në kohën kur shpërtheu COVID. Po dëshmohet edhe sot, ku kudo varrezat po mbushen. Ditën e djeshme, të rinj nën 40 vjeç, viktima të Covid. Po qeveritë e pasura kanë marrë masa, për të mbrojtur jetën. Por në Shqipëri nuk ekzistojnë, sepse të luftosh COVD-in do të thotë të shkurtosh të ardhurat e oligarkëve”- tha Basha sot në Kuvend./dritare.net