UBT News

Basha: Me Berishën PD izolohet nga SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë e partisë, ku është diskutuar iniciativa e ish-kryeministrit Sali Berisha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor.

Basha theksoi se PD nuk mund të funksionojë me struktura paralele, ndërsa shtoi se vetëm Vuçiq në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku në Bosnje.

“E nisin betejën me gjoja unë paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund të thotë cilën pikë të statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe çdo institucion të PD dhe mbi te gjitha duke fyer dhe poshtëruar anëtarësinë, madje edhe ata që besuan te lëvizja e tij. PD nuk mund të funksionojë me struktura paralele. Vetëm Vuçiq në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku në Bosnjë. Berisha duhet të përballej vetë me Departamentin Amerikan të Shtetit, ashtu siç premtoi fillimisht pa e përfshire PD dhe Grupin e saj Parlamentar”, tha Basha.

Ai tha se Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e Berishës, i cili sipas tij po kërkon që PD-ja të dalë kundër SHBA-së dhe të kthehet në mburojë të interesave personale të tij.

“Izolimin e PD-së nga SHBA sepse nuk ka asnjë dyshim se partnerët nuk do të bashkëpunojnë me një organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur non grata për korrupsion nga SHBA, pavarësisht se çfarë pretendon Berisha. Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e Berishës. Hallet e tij janë të tij, jo të PD-së”, tha Basha./tch

Exit mobile version