UBT News

Basha: I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSh), Lulzim Basha ka reaguar për aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 46 qytetarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

Basha ka shkruar se është i shokuar nga tragjedia në Bullgari, për cka ngushëlloi edhe familjarët e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”, ka shkruar Basha në Twitter.

Exit mobile version