Barcelona së fundmi ka shprehur interesim për ta afruar në skuadër mesfushorin e talentuar, Xavi Simons. 21-vjeçari holandez aktualisht është i huazuar te RB Leipzig nga Paris Saint-Germain, ku edhe po kalon një sezon mjaft të mirë, me nëntë gola të shënuara dhe 13 asistime në të gjitha garat.
Sipas mediave spanjolle, bëhet e ditur se klubi katalunas ka nisur negociatat me PSG-në për të arritur një marrëveshje e cila do e shihte Simons me fanellën “blaugrana” sezonin e ardhshëm.
Çmimi i futbollistit në tregun e transferimeve arrin shifrën e 80 milionë eurove dhe kjo do të shkaktonte jo pak problem për klubin spanjoll, andaj ata po shqyrtojnë një mundësi huazimi njëvjeçar për të./UBTNews/