UBT News

Barcelona merr vendim për të ardhmen e futbollistit portugez

João Félix do të qëndrojë në Barcelonë edhe për një sezon në formë huazimi nga Atlético e Madridit, sipas mediumit katalunas “Sport”.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes është në krye të këtij operacioni, i cili po ecën në rrugën e duhur. Por mungojnë vetëm disa detaje të vogla shtesë para se të mbyllet përfundimisht marrëveshja.

Gjithashtu mësohet se Atlético Madrid i propozoi klubit nga Barcelona që të blinte një përqindje të kartonit të sulmuesit, por për këtë nuk ranë dakord.

Këtë sezon, 24-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 31 paraqitje me fanellën e katalunasve./UBTNews/

Exit mobile version