UBT News

Banorët detyrohen t’i lëshojnë banesat pas zjarreve kërcënuese në Shqipëri

Situata e zjarreve në Shqipëri shënoi dje një kthesë tragjike kur iu afrua papritur zonave të banuara në tre fshatra të Lunxherisë pasi humbi jetën një 64 vjeçar, i cili vdiq në përpjekje për të shuar flakët në shtëpinë e tij në fshatin “Asim Zeneli”.

Top Channel raporton se me qindra hektarë janë djegur gjatë natës. Në masivin e Glinës me pisha, flakët kanë qenë mbi 10 metra lartësi dhe ka qenë e pamundur për zjarrfikësit që të organizohen.

Përballja me flakët ka qenë deri në orët e para të mëngjesit dhe zjarri ka detyruar banorët e fshatit “Arshi Lengo” gjatë mbrëmjes të lënë banesat e tyre sepse flakët po zbrisnin me shpejtësi përmes një masivi me pisha, i cili u shkrumbua thuajse plotësisht.

Exit mobile version