Ballkani ka arritur fitore minimale me rezultat 1-0 në përballjen ndaj klubi të Ligës së Parë, FC Suhareka në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Në fillimin e ndeshjes ishin Suhareka ata të cilët rrezikuan portën e kampionit aktual, por e cila nuk ishte problem për veteranin e portës, Enea Koliçi.
Më pas skuadra e Ilir Dajës u kundërpërgjigj me Nazmi Gripshin, por që edhe poriteri Ymeri u tregua i vëmendshëm.
Suhareka vazhdoi të tregonte forcat, duke mos i lënë lojtarët e kundërshtarët të deportonin në zonën e tyre.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Ballkanin, që rrezikuan përsëri me anë të Gripshit në minutën e 51-të, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Më pas Meriton Korenica krijoi hapësire në minutën e 58-të, duke lëshuar një goditje nga 15 metra, por që ishte e pasaktë.
Një tjetër mundësi nga Gripshi pak minuta para përfundimit, që tentoi nga distanca, mirëpo edhe këtë here mungoi saktësia.
Krejt në fund, për fatin e ndeshjes vendosi Marsel Ismajlgeci, që realizoi golin e vetëm të takimit, duke i bërë gjërat paksa më të lehta për skuadrën e tij në ndeshjen e dytë kthyese.
Përballja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës është mbylllur me një barazim pa gola në ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës të zhvilluar në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi”.
Prishtina e filloi më mirë ndeshjen, ku edhe pretendohej për penallti pas lojes me dorë në zonë, por që me vendimin e VAR u anulua.
Më pas rrjetën e gjeti Leotrim Kryeziu, por që goli sërish u anulua nga VAR pasi një prekje me dorë nga një futbollist i kryeqytetasve.
Në anën tjetër, Drita kishte rast të mirë me Leonart Vitijën, por gjuajtja e tij nga afër përfundoi jashtë kuadratit të portës.
Edhe në pjesën e dytë Prishtina dominoi, duke rrezikuar porten kundërshtare me disa raste, por pa rezultat.
Po ashtu, edhe Albin Prapshtica i Dritës rrezikoi prishtiansit, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Mysafirët kishin rast të mirë edhe në kohën shtesë, por goditja me kokë e Krasniqit u ndal nga Gjoka.
Ndeshja përfundoi pa gola dhe tani më fati i finalistit do të kërkohet në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Gjilan./UBTNews/