Këngëtarja franko-maliane, Aya Nakamura do të dalë në gjykatë të enjten në Paris së bashku me ish-partnerin e saj pasi u akuzuan për dhunë në familje pas një sherri në shtëpinë e tyre gjatë muajit gusht.
Këngëtarja e hitit të vitit 2018, “Djadja”, e cila ka afro 900 milionë shikime në YouTube, është një nga artistët frankofonë më të dëgjuar në mbarë botën.
Në orët e hershme të 7 gushtit ata thirrën disa herë policinë. Të dy përballen me akuza për dhunë në familje./UBTNews/