Avokatët e Johnny Depp “festuan” ndërsa Amber Heard përmendi supermodelen Kate Moss gjatë gjyqit.
Një burim i afërt me Johnny Depp ka treguar pse aktori dhe avokatët e tij festuan kur ish-gruaja e tij përmendi një histori ku supozohet se ai shtyu ish të dashurën, Kate Moss, poshtë shkallëve në vitet ’90.
Incidenti ndodhi të hënën kur gjatë dëshmisë së saj në gjykatë, Amber Heard përsëriti një pretendim për Johnnyn në lidhje me Kate. Ajo përmendi se Johnny dikur e kishte shtyrë Kate poshtë shkallëve në vitet ’90 kur ata ishin bashkë. Amber e ka pretenduar këtë edhe më herët, gjatë vitit 2020.
Megjithatë, reagimi nga Johnny dhe ekipi i tij ligjor i ka hutuar shumë njerëz. New York Post ka cituar një burim të afërt me Johnny Depp, i cili thotë, “Amber përmendi një ish të Johnny-t që e ndjente qartë se nuk e mbështeste atë, gjë që nuk mund të ishte larg nga e vërteta”.
Burimi më tej pohoi se gjesti nga Johnny dhe avokati i tij Benjamin Chew ishte një “mirënjohje festive”.
Ekspertët ligjorë argumentojnë se Amber duke përmendur Kate këtu lejon ekipin e Johnny-t të thërrasë supermodelen dhe të hedh poshtë dëshminë, duke vënë kështu në pikëpyetje besueshmërinë e Amber.
“[Kate Moss] dyshohet se është ende mike me Johnny-n dhe dëshmia e saj nuk u lejua të bëhej më parë sepse nuk ishte aq e rëndësishme. Ky është një gabim që bëri [Amber], ishte përmendja e Kate Moss, e cila potencialisht i hapi derën [skuadrës së Johnny-t] për ta sjellë [Kate] si dëshmitare”, tha avokatja Mitra Ahouraian për New York Post.
Amber po rrëfente një sherr që pretendohet se ndodhi mes saj dhe Johnny-t që ndodhi në mars të vitit 2015 e që përfshinte gjithashtu motrën e saj Whitney Heard, e cila sipas saj po përpiqej ta mbronte, teksa gjindeshin afër shkallëve.
Sapo Amber tha ‘Kate Moss dhe shkallët’, Johnny dhe avokati i tij kryesor Ben Chew buzëqeshën, siç shihet në një video të shpërndarë në YouTube. Beni u kthye drejt ekipit të tij dhe filloi të buzëqeshte. Më pas ai u kthye nga Johnny që ishte ulur pranë tij dhe i tha diçka./UBTNews/