Në totalin e investimeve të huaja në Shqipëri gjatë vitit 2021, rritje të konsiderueshme kanë regjistruar edhe investimet austriake.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 9-mujorin e këtij viti investimet austriake arritën vlerën 45 milionë euro.
Sipas BSH-së krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto investime janë rritur me 41 %.
Sipërmarrjet austriake në Shqipëri janë të përqendruara kryesisht në tregun financiar, ku dominon sektori i sigurimeve dhe në sektorin e ndërtimit. /atsh