Legjenda e basketbollit, Michael Jordan fitoi gjashtë kampionate NBA gjatë karrierës së tij të suksesshme sportive dhe një set prej gjashtë palë atleteve të yllit, të cilat i kishte mbathur gjatë atyre kampionateve, janë shitur në ankand me një çmim prej 8 milionë dollarësh. Sipas shtëpisë së ankandit Sotheby’s, kjo shitje shënoi rekord të ri global për atlete.
Seti përbëhej nga atletet Air Jordan VI (1991), Air Jordan VII (1992), Air Jordan VIII (1993), Air Jordan XI (1996), Air Jordan XII (1997) dhe Air Jordan XIV (1998).
“Ky set përfaqëson koleksionin më të vlefshëm dhe më domethënës të atleteve Air Jordan të sjellë ndonjëherë në treg”, njoftoi Sotheby’s./UBTNews/