Aston Villa është fituese e Ligës së Evropës pasi në finale mposhti Freiburgun me rezultat bindës 3-0.
Skuadra angleze e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi raste të shumta që në minutat e para, me Morgan Rogers që ishte vazhdimisht rrezik për mbrojtjen kundërshtare. Freiburg pati rastin e tij më të mirë në minutën e 17-të, por nuk arriti të shënojë, dhe ky moment u konsiderua vendimtar për rrjedhën e lojës.
Goli i parë erdhi në minutën e 41-të kur Youri Tielemans shënoi pas asistimit të Morgan Rogers. Në fund të pjesës së parë, Emiliano Buendia dyfishoi epërsinë me një gol të bukur, duke çuar Aston Villën në pushim me avantazh 2-0.
Në pjesën e dytë, Freiburg tentoi të rikthehej në lojë, por Aston Villa e mbylli përfundimisht ndeshjen në minutën e 58-të, kur Morgan Rogers realizoi golin e tretë pas asistimit të Buendias.
Me këtë fitore, Aston Villa e mbyll sezonin evropian me trofe, duke treguar dominim në finale, ndërsa Freiburg nuk arriti të përballojë ritmin dhe cilësinë e kundërshtarit.
Ky është trofeu i parë i Ligës së Evropës për Aston Villën pas 44 vitesh, ndërsa trajneri Unai Emery e fiton këtë kompeticion për herë të pestë në karrierën e tij.
