Ylli i kombëtares, Fisnik Asllani, ka ndezur atmosferën para ndeshjes vendimtare që mund ta dërgojë Kosovën drejt ëndrrës historike: Kampionatit Botëror 2026.
Përmes një postimi të veçantë të realizuar me inteligjencë artificiale, Asllani ka dhënë mesazhin se është plotësisht i gatshëm për “finalen e madhe”. Në imazhin që po qarkullon kudo në rrjetet sociale, futbollisti shfaqet si një fëmijë i vogël, i cili ecën dorë për dore me legjendën e ndjerë të futbollit kosovar, Fadil Vokrrin.
Ky postim simbolik, që lidh të kaluarën dhe të ardhmen e futbollit tonë, ka prekur zemrat e sportdashësve. Mesazhi është i qartë: trashëgimia e Vokrrit po jeton përmes djemve që sot janë gati të shkruajnë historinë.
Ndeshja e sontme po pritet me një entuziazëm nga të gjithë shqiptarët. Një fitore eventuale do të vuloste kualifikimin e “Dardanëve” për herë të parë në një Kampionat Botëror, duke realizuar kështu amanetin e shumë brezave.
