Ashley Benson dhe G-Eazy janë ribashkuar gati një vit pas ndarjes së tyre, raportoi Us Weekly.
“Ata janë bashkë… ata thjesht pëlqejnë ta mbajnë lidhjen e tyre private”, tha burimi i brendshëm, duke shtuar se çifti “nuk e humbi kurrë kontaktin” pas ndarjes në shkurt 2021.
“Ata e dinë pavarësisht se çfarë ndodhë, ata kanë njëri-tjetrin për t’u mbështetur në kohë të vështira”.
Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet se janë pajtuar në dhjetor, kur u fotografuan duke ngrënë drekë së bashku një ditë pas Krishtlindjes. Nga atëherë, ata janë parë shumë herë duke ecur në LA.
Benson dhe G-Eazy u lidhën për herë të parë në maj të vitit 2020. Romanca e Benson i habiti fansat pasi ajo sapo ishte ndarë me modelen Cara Delevingne pas dy vitesh lidhje.
Në tetor të vitit 2020, G-Eazy u pa me Benson pasi ata punuan së bashku në videoklipin e tij muzikor për “Hate the Way”./UBTNews/