UBT News

Artisti që u bë viral këtë verë në TikTok

TikTok zbuloi një artist të ri – 18-vjeçarin që thotë se komedia është çelësi i suksesit.

Londinezi Stepz krijoi një nga tingujt e verës me këngën e tij të dytë “Cramp Dat”, e cila është rikrijim i hitit “Crank That” të Soulja Boy, i vitit 2007.

TikTok thotë se kënga dominoi pozitën numër një për shtatë javë. Dhe sikurse hitet tjera në këtë platformë, kjo i sfidoi mijëra njerëz në vallëzim. Me videot e tij në TikTok ai mblodhi miliona ndjekës.

“Unë do të përdorë komedinë për të promovuar muzikën time. Shumica e njerëzve mendojnë se unë isha komedian para se të jem muzicient, por këtë e bëra për të vu në pah muzikën time”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version