Të martën policia ka arrestuar reperin Tyga nën dyshimet për dhunë në familje. Reperi 31-vjeçar u dorëzua mëngjesin e së martës në stacionin e Hollywood për dhunë në familje, pasi ish e dashura e tij, Camaryn Swanson, pretendon se ai e goditi atë.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se reperi sulmoi ish të dashurën e tij më 11 tetor rreth orës 3 të mëngjesit pasi ajo mbërriti në shtëpinë e tij dhe filloi të vepronte në mënyrë agresive. Ai më pas dyshohet se e la atë brenda dhe përleshjet vazhduan. Pasdite reperi u pa duke dalë nga stacioni policor.
Swanson ditë më parë publikoi fotografi në rrjetet sociale, ku i shihej syri i mavijosur.
“Unë jam abuzuar emocionalisht, psiqikisht dhe fizikisht dhe nuk po e fsheh”, tha Swanson në një storie në Instagram.
Ata zyrtarizuan lidhjen në muajin shkurt. Më pas fshinë fotografitë e përbashkëta nga llogaritë e tyre.
Reperi ishte në lidhje me modelen Kylie Jenner nga viti 2015-2017, dhe ka një djalë King Cairo me modelen Blac Chyna, me të cilën ishte në lidhje nga viti 2011-2014./UBTNews