UBT News

Ariana Grande shfaqet me fustanin e famshëm të filmit “13 Going on 30”

Ariana Grande shkëlqeu në episodin e parë të “The Voice” të hënën, duke nderuar personazhin e aktores Jennifer Garner në filmin “13 Going on 30”, ku u shfaq me të njëjtin fustan shumëngjyrësh të markës “Versace”, të cilin e kishte veshur edhe aktorja.

Fustani vjen nga koleksioni i Versace – Pranverë 2003, dhe bëri mjaft famë në filmin e vitit 2004.

Grande madje edhe kapi flokët sikurse aktorja Garner, dhe kështu dukej e mrekullueshme.

Kjo nuk është hera e parë që Grande inspirohet nga personazhi Jenna Rink. Madje edhe në klipin e këngës “Thank U, Next”, Grande rikrijoi veshjen e saj bazuar në skenën e fundit të filmit./UBTNews

Exit mobile version