UBT News

Arabia Saudite me njoftim urgjent për shtetasit kosovarë dhe të huaj pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka nxjerrë një njoftim urgjent për të gjithë shtetasit që ndodhen në zonat e rrezikut në Lindjen e Mesme. Ambasada e Kosovës në Riad ka informuar qytetarët kosovarë për procedurat e reja.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet të pajisen me viza saudite për hyrje emergjente, për të mundësuar tranzitin dhe kthimin e sigurt drejt vendeve të tyre. Autoritetet saudite presin nga shtetet përkatëse dorëzimin e një liste me emrat, të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e udhëtimit të qytetarëve, duke përfshirë Kuvajt, Bahreinin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin.

Ky njoftim vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon, ku më 28 shkurt 2026, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion të koordinuar ushtarak kundër Iranit. Gjatë sulmeve të para, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u vra, ndërsa Irani ka nisur valë raketash balistike dhe dronësh që kanë goditur bazat amerikane dhe infrastrukturën në shtetet e Gjirit Arab.

Për asistencë, qytetarët kosovarë mund të kontaktojnë ambasadën: embassy.saudiarabia@rks-gov.net

Exit mobile version