Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri – Labi reagoi pas masave të reja të ndërrmara nga Qeveria e Kosovës, duke bërë thirrje për protestë për të mërkurën. Megjithatë, Labi sot njoftoi se kjo protestë e paraparë për të mërkurën para Qeverisë së Kosovës s’do të mbahet, e kjo sipas tij, për shkak të mungesës së përkrahjes nga estrada.
Në reagimin e tij, Labi ka kritikuar disa artistë se janë ‘falso’ e që po ankohen.
“Ministër rri qetë e vazhdo e vepro si të dojë shpirti. Një parim e kam pas në jetë, kur jem nis me kry një punë me rëndësi, nuk i kam lënë vet njerëzit, por ua kam hap rrugën dhe besa kam lënë vetën keq për të tjerët. Sot dhe dje, e pash estradën që i kanë punët mirë, pronarët e kafiterive, clubeve dhe hotelerisë, të cilët nuk qenkan të interesuar për me dal për të drejtat e tyre. Ata fallc qenkan duke u ankuar, përjashtim disa. Ministër vazhdo më masa të reja se kështu duam ne, sa më shumë të na poshtërosh aq më shumë nuk e qojmë kokën. Ja pafshi hajrin masave të reja, e këndoni nëpër shtëpia. Unë e anuloj iniciativën time për protestën e të mërkurës. Faleminderit shumë nga ata që ishin të gatshëm për protestë. Postoni drekat e darkat e nuk ishit të gatshëm një iniciativë të përbashkët me e postua e me përkrah. Bravo.”, shkroi Labi në reagimin e tij./UBTNews