UBT News

Anulohet protesta e thirrur nga Labi

Këngëtari i mirënjohur ferizajas, Labinot Tahiri, ditë më parë kishte paralajmëruar një protestë për sot në orën 11:00. Por kjo protestë u anulua, për shkak se Shoqata e Gastronomëve u distancua nga kjo protestë.

Sipas Labit, të gjitha ankesat e gastronomëve kanë qenë politike.

“Qytetarë Zoti ua shpetoftë familjet e juaja nga PANDEMIA!Sa i pêrket për LEUKEMINË DHE KANCERIN gjithnjë do të jem i gatshëm për ju. Protesta e thirur nga unë për ti mbrojtur bisneset dhe gastronomët ishte tepër e sinqertë dhe tepêr e drejtë! Sot para 20 minutave, kryetari i Gastronomëve paska dalur me nje deklaratë ku nuk marrin pjesë në protestë, unë me përgjegjegjesitë që kisha për ta, e ANULOJË PPROTESTËN PËR SOT! Ata ineteres nuk paskan as pak, dhe i paskan punët mirë, nuk di qysh dilnin në sheshe me TENGJERE E KUSIA! Të gjitha ankesat e tyre paskan qenë politike! Kështu janë njerezit që shikojnë me të lan në lloq! Pra dhe unë i respektojë masat dhe ruani shëndetin”, shkroi mes tjerash Labi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version