Koncertet e bashkëthemeluesit të Pink Floyd, Roger Waters, u anuluan në qytetin polak të Krakovit, thanë organizatorët të dielën, pasi komentet e artistit për luftën në Ukrainë shkaktuan një stuhi kritikash.
Koncertet e tij ishin paraparë të mbaheshin në Krakov në muajin prill, por mediat polake raportojnë rreth një letre të hapur që ai ia shkroi zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska, duke i kërkuar asaj që t’i kërkonte të shoqit të zgjidhte “një rrugë tjetër” dhe duke kritikuar Perëndimin për furnizimin e Ukrainës me armë.
Të shtunën, agjencia shtetërore e lajmeve PAP raportoi se një zëdhënës i Tauron Arena ka thënë se menaxhmenti i Walters e ka anuluar koncertin pa dhënë arsye.
Polonia e konsideron veten ndër aleatët më të vendosur të Kievit dhe mbështetja publike për kauzën e Ukrainës është shumë e madhe./UBTNews/