UBT News

Ankandi ku do të shiteshin gjësende personale të Mandelës u pezullua për shkak të mosmarrëveshjeve për trashëgimi

Një ankand me 70 gjësende personale që i përkasin ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është pezulluar.

“Ky ankand është pezulluar”, thuhej të martën në një deklaratë të shtëpisë së ankandit Guernsey që ndodhet në New York.

Ankandi, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në muajin shkurt, do të përfshinte disa sende personale të heroit anti-aparteid, përfshirë dokumentin e tij të identitetit dhe aparatet e dëgjimit.

Vajza e tij e madhe, Makaziwe Mandela, i nxori në shitje artikujt, në mesin e tyre edhe dhuratat nga ish-presidentët e SHBA-së, Barack Obama dhe Bill Clinton, si pjesë e një marrëveshjeje me Guernseyn.

Agjencia e Burimeve të Trashëgimisë së Afrikës së Jugut, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit, e mbështetur nga qeveria e Afrikës së Jugut, nisi një ofertë ligjore për të ndaluar shitjen./UBTNews/

Exit mobile version