UBT News

Andi Hoti largohet nga grumbullimi i Kosovës për shkak të lëndimit

Mbrojtësi, Andi Hoti, i cili ju bashkua kombetarës para pka dite është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të një lëndimi.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila njoftoi se futbollisti nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjet e ardhshme.

Sipas njoftimit, Hoti ka shfaqur probleme fizike gjatë grumbullimit, ndërsa pas vlerësimeve mjekësore është vendosur që ai të largohet nga kampi i Kombëtares për të vazhduar rikuperimin.

 

Exit mobile version