UBT News

Amir Rrahmani rinovon me Napolin deri në vitin 2029

Amir Rrahmani do të vazhdojë të mbetet shtylla e mbrojtjes së Napolit edhe për shumë vite të tjera. Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, i cili është pjesë e gjigantit italian që nga viti 2020, ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2029.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, i cili konfirmon se marrëveshja mes palëve tashmë është nënshkruar. Me kontratën e re, mbrojtësi dardan ka përfituar edhe një rritje të ndjeshme të pagës, duke kaluar nga 2.5 milionë euro në 3.8 milionë euro në sezon.

Ky rinovim konfirmon rëndësinë e madhe që Rrahmani ka në planet e klubit napolitan, duke u rreshtuar ndër lojtarët më të vlerësuar dhe më të paguar të skuadrës.

 

Exit mobile version