UBT News

Ambasadorja Kim: Shqiptarët meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi një takim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Fokusi i bisedimeve ishte reforma në drejtësi. Diplomatja amerikane shkruan në një postim në Twitter se shqiptarët meritojnë rezultate reale nga kjo reformë, ndërsa shpreh mbështetjen nga SHBA.

“Takimi shumë produktiv me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. SHBA mbështet fokusin këtë vit në eliminimin e mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të pazgjidhura në gjykatat administrative; duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për kërkesat e tyre dhe të drejtat pronësore në kohë, transparente dhe kuptimplotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për të tërhequr investime të huaja dhe për të përmbushur standardet e BE-së. Gjithashtu për të imponuar ndëshkimin për zyrtarët që përfshihen në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi”, shkruan ambasadorja Kim./dritare.net

Exit mobile version